Kina teston për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale

Kina ka deklaruar se ka lëshuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) që mbante një kokë të rreme në Oqeanin Paqësor.

ICMB u nis në orën 08:44 me orën lokale të mërkurën dhe “ra në zonat e pritura detare”, tha ministria e mbrojtjes e Pekinit, duke shtuar se nisja testuese ishte “rutinë” dhe pjesë e “stërvitjes vjetore” të saj.

Lloji i raketës dhe rruga e fluturimit të saj mbetën të paqarta, por media shtetërore kineze tha se Pekini kishte “informuar paraprakisht vendet e interesuara”.

Japonia më vonë tha se nuk mori “asnjë njoftim” për nisjen testuese.

Testet e armëve bërthamore të Kinës zakonisht zhvillohen brenda vendit dhe më parë ajo testoi ICBM në perëndim në shkretëtirën Taklamakan në rajonin e Xinjiang.

Kjo besohet të jetë hera e parë që nga viti 1980 që lëshon një ICBM në ujërat ndërkombëtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button