Kina i kërkon BE-së të lejojë konkurrencën “e drejtë” dhe të ndalojë “abuzimin” me instrumentet tregtare

Kina i kërkoi sot Bashkimit Evropian të lejojë konkurrencë “të ndershme” dhe të ndalë “abuzimin” me instrumentet tregtare të njëanshme, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, tha se Pekini i bën thirrje BE-së të ruajë “hapjen e tregut dhe konkurrencën e ndershme, të ndalë abuzimin me mjetet tregtare të njëanshme dhe të ofrojë një mjedis biznesi të drejtë, transparent dhe jodiskriminues për kompanitë nga e gjithë bota”.

Lin i bëri këto komente pasi u pyet për të komentuar njoftimin e BE-së lidhur me hapjen e një hetimi ndaj kompanisë kineze të energjisë së erës “Goldwind”, me pretendimin se ajo mund të ketë përfituar nga subvencione shtetërore për të shtrembëruar konkurrencën në tregun e BE-së.

“Kina i mbron me vendosmëri interesat legjitime në rritje të kompanive kineze”, shtoi Lin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button