Kina i jep Kubës mbështetje “të palëkundur”, i bën thirrje SHBA-së të “veprojë për paqen rajonale”

Kina të hënën shprehu mbështetjen e saj për Kubën, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendi i Amerikës Latine nuk do të marrë më naftë apo mbështetje financiare nga Venezuela.

Pekini “e mbështet fuqishëm Kubën në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së saj kombëtare dhe kundërshton ndërhyrjet e jashtme”, u tha gazetarëve në kryeqytetin kinez zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning.

“Edhe një herë i bëjmë thirrje SHBA-së të ndalë menjëherë bllokadën, sanksionet dhe presionin ndaj Kubës dhe të veprojë në një mënyrë që i shërben paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha Mao.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button