Kimmich i lumtur: Rinovimi me Bayern, vendimi i duhur për të ardhmen time

Joshua Kimmich u shpreh i lumtur për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029 me Bayern. “Në Bayern kam mjedisin ideal për të arritur objektivat e mia. Kjo është arsyeja pse e mora këtë vendim. Për mua,kjo ishte zgjedhja e duhur. Ndihem rehat këtu dhe ende nuk e kam përfunduar rrugëtimin”.

CEO i ekipit, Jan-Christian Dreesen vlerësoi gjithashtu Kimmich. “Vendosmëria dhe angazhimi i tij mishërojnë vlerat e Bayern Munich. Kimmich është thelbësor në ndërtimin e një ure midis brezit tonë aktual të lojtarëve dhe një epoke të re,”- tha Dressen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button