Kievi raporton për sulmin e tretë masiv rus brenda katër ditëve

Forcat ukrainase për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar më shumë se 10 dronë rusë mbi Kiev, në orët e para të 29 gushtit, duke regjistruar kështu sulmin e tretë të madh brenda katër ditëve në kryeqytetin ukrainas.

“Sulmi i tretë ajror në Kiev në katër ditët e fundit! Sulm masiv sërish!”, ka thënë Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, përmes një postimi në Telegram.

Ai ka thënë se sulmi është kryer prej pjesëve të pushtuara ukrainase në rajonin e Hersonit, dhe rajonit rus, Kursk.
Popko ka thënë se mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë nxitur zjarr në disa lokacione, por që është shuar prej zjarrfikësve.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Rusia ka intensifikuar sulmet kundër Ukrainës, pasi forcat ushtarake ukrainase kanë nisur një inkursion këtë muaj në rajonin kufitar rus, Kursk.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button