Këshilltari i Alternativës nga Batinca, Avni Bilali: Situata është emergjente, t`i dalim në ndihmë banorëve!

Këshilltari i Alternativës nga fshati Batincë, Avni Bilali, pas ngjarjeve të mbrëmshme me reshjet e shiut dhe daljes prej shtratit të lumit të Markut, ka kërkuar mbledhje urgjente nga Komuna.

Bilali, po ashtu ka apeluar deri tek të gjitha institucionet që t`i dalin në skaj kësaj situate duke i ndihmuar familjeve që janë të prekura nga reshjet e mëdha të shiut.

“Në mbrëmje ka pasur vërshime më të mëdha, d.m.th. ka pasur edhe dëme materiale. Sipas informatave fillestare diku deri në pesë gjashtë shtëpi janë të prekmë me pjesën e shiut. Ura kryesore në hyrje të Batincës është e dëmtuar dhe nuk është kaluese për momentin. Janë duke e bërë ekspertizën. Sot brenda ditës kemi caktuar mbledhje urgjente që të diskutohet për familjet e prekura që janë me shtëpi. Me dëmet materiale dhe për këto situata. I kisha lutur të gjitha institucionet që të bashkohen, Komuna e Kisella Vodës, Komuna e Studenicanit dhe Komuna e Shkupit që bashkërisht ti dalim në skaj kësaj situate”, deklaroi Bilali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button