Këshilltarët e VLEN-it në Kumanovë: Distancohemi nga deklaratat fëmijërore të Dimitrievskit për UÇK- në
Këshilltarët e koalicionit VLEN në qytetin e Kumanovës janë distancuar publikisht nga deklaratat e kryetarit të kësaj komune për UÇK-në.
“Të nderuar qytetarë!
Ne këshilltarët e VLEN-it Kumanovë, distancohemi nga deklaratat fëmijërore të kryetarit të Komunës së Kumanovës në lidhje me UÇK- në.
Njëkohësisht e njoftojmë opinionin se në koalicion nuk jemi për hatër të Maksim Dimitrievskit, po jemi për t’i realizuar projektet që janë në interes të votuesve tanë e që sot mund t’i sheh dhe ndjenë çdo qytetarë.
Për ne periudha e UÇK-së dhe lufta e saj e drejtë, është periudha më e lavdishme e historisë tonë në njëqind vjetorin e fundit. Për gjithë ne, UÇK është indi ynë.
Njerëzit që shkruajnë histori ndryshe kësaj dhe ata që i përkrahin, nuk ia duan të mirën këtij vendi.
Por Historia i takon së kaluarës e angazhimi ynë politik ëdhtë arritja e barazisë së plotë e shqiptarëve, në të gjitha segmentet e shtetformimit, fryt dhe synim ky edhe i luftës së UÇK-së”, thuhet në reagimin e këshilltarëve të VLEN-it.