Këshilli i Sigurisë i Iranit: Sulmi nuk është kundër Katarit, asnjë kërcënim për vendin mik dhe vëllazëror

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare iraniane thotë se sulmi me raketa kundër Bazës Ajrore Al Udeid ishte larg zonave të banuara në Katar.

“Ky veprim nuk përbën asnjë kërcënim për vendin mik dhe vëllazëror, Katarin, dhe popullin e tij fisnik, dhe Republika Islamike e Iranit mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e ngrohta dhe historike me Katarin”, tha këshilli në një deklaratë.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) Iranit ka konfirmuar se ka nisur një sulm me raketa në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, duke e quajtur sulmin një përgjigje hakmarrëse ndaj asaj që e përshkroi si një sulm të hapur të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Në një deklaratë me fjalë të ashpra të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Tasnim, IRGC paralajmëroi se çdo akt i mëtejshëm agresioni do të përballet me forcë, duke deklaruar se bazat ushtarake amerikane në rajon tani janë pika “vulnerabiliteti”.

Irani “nuk do të lërë kurrë pa përgjigje asnjë agresion kundër sovranitetit, integritetit territorial apo sigurisë kombëtare të tij”.

IRGC tha se operacioni ishte i koordinuar me Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe sinjalizoi fundin e epokës së sulmeve “godit dhe ik”. Ajo gjithashtu lidhi veprimet e SHBA-së me qëllime më të gjera ushtarake izraelite, duke u zotuar për rezistencë të vazhdueshme derisa “entiteti sionist” të shpërbëhet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button