Këshilli i mandateve miraton heqjen e imunitetit të Sali Berishës

Këshilli i Mandateve miratoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e Imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, raporton EuronewsAlbania.

Në Këshillin e mandateve u miratua me 6 vota pro dhënia e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Berishës dhe asnjë kundër apo abstenim.

Tani vendimi do të kalojë në seancën e ardhshme plenare në Kuvend, ku duhet të marrë edhe miratimin e mbi 50%  të deputetëve, në mënyrë që t’i hapet rrugë “masës së arrestit” ndaj Berishës nga SPAK.                                

 

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar masë arresti ndaj Ish-kryeministrit Berisha, pas mosrespektimit nga ana e tij e masave të vendosura më herët që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes nga vendi”.

 

Berisha akuzohet për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.EuronewsAlbania.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button