Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro

Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 54-t votoi ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2025, me çka rritet vlera për rreth tre milionë euro. Bëhet fjalë për mjetet e mara nga “kredia hungareze”, të cilat janë të dedikuara për projekte kapitale.

“Është paraparë që të përfundojë bulevardi ‘Vidoe Smilevski – Bato’ deri në destinacionin final sipas projektit ndërsa ajo është deri në hyrje të fshatit Poroj. Parashihet ndërtimi i një pjese të infrastrukturës rrugore në fshatrat Xhepçisht dhe Reçicë e Madhe. Një nga projektet më të mëdha, në kuadër të programit zhvillimor është njëjtë ndërtimi i edhe një ndërtese komunale në afërsi të ndërtesës ekzistuese, ku më herët ishin barakat e inspektoratit komunal. Ka edhe projekte të tjera më të vogla”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Këshilltarët tetovarë dhanë leje për ndërtimin e Parkut Përkujtimor në rrethin e Spitalit Klinik të Tetovës, në shenjë të kujtimit të viktimave në zjarrin në spitalin modular, nismë e përbashkët e koordinuar e Komunës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe familjeve të të vdekurve.

Këshilli mori vendim për pranimin e donacionit, ndarjen e ndihmës financiare për individë dhe vendim për përcaktimin e nevojës së zgjerimit të dokumentacionit urbanistik planor me qëllim të përfshirjes së objekteve të paligjshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button