Kërkohet autonomi më e madhe universitare! Disa profesorë kritikojnë projekligjin për arsimin e lartë

Një pjesë e profesorëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë shprehur vërejtje ndaj propozim-ligjit për arsimin e lartë, për të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon debate publike. Fakulteti i Arteve Dramatike ka paraqitur një sërë vërejtjesh ndaj projektligjit. Dekani Besfort Idrizi theksoi se, ndonëse në draft-ligj përmendet autonomia e fakulteteve dhe e universiteteve, ajo cenohet përmes neneve të veçanta.

“Vërejtet që i kemi ndaj këtij propozim ligji nuk janë pak, por nëse do të duhet të veçoj diçka atëherë do ta kisha veçuar autonominë e fakultetit apo autonominë e universitetit apo autonominë në përgjithësi në arsimin e lartë sepse, edhe pse në këtë propozim ligj në mënyrë deklarative thuhet autonomia, flitet për autonominë por më poshtë nëpër nenet e veçanta ajo autonomi thyhet”, tha Besfort Idrizi – Dekan i Fakultetit të Arteve Dramatike.

Dekania e Fakultetit të Arteve Muzikore, Darija Andovska, tha se specifikat e studimeve artistike nuk janë marrë mjaftueshëm parasysh, veçanërisht mësimi individual, që është karakteristik për këtë fakultet.

“Pas kësaj, vetëm një nen në të cilin veçohen fakultetet, por anashkalohen specifikat e studimeve tona. Me këtë rast, Fakulteti i Artit Muzikor është vërtet specifik edhe në kuadër të fakulteteve artistike, sepse vetëm tek ne ekziston mësimdhënia një-me-një”, u shpreh Darija Andovska – Dekane e Fakultetit të Arteve Muzikore.

Rektorja e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Biljana Angelova, deklaroi se presin autonomi më të madhe funksionale, financiare dhe kadrovike.

“Kriteret për zgjedhjen e profesorëve për universitetin USHQM janë aktualisht kriteret më të larta në vend, dhe ne duhet të jemi të lirë të vazhdojmë të jemi në gjendje të krijojmë kriteret vetë pa pasur nevojë për pëlqim në situata të caktuara apo në raste lëvizshmëri të profesorëve nga një universitet në tjetrin, ne respektojmë absolutisht autonominë universitare si dhe të drejtat e mësuesve për të pasur lëvizshmëri të pakufizuar”, potencoi Biljana Angellova – Rekore e USHQM.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se Ministria nuk është kundër akademisë dhe se të gjitha sugjerimet e pranueshme do të përfshihen në versionin e ri të ligjit.

“Për disa ditë tani kam thënë se gjithçka që grupi i punës e konsideron të pranueshme do të përfshihet në versionin e ri të ligjit i cili, pasi të jenë përfshirë të gjitha vëerjtjet, do të lihet përsëri për disa ditë në ENER”, deklaroi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Janevska shtoi se debatet me universitetet private kanë qenë konstruktive dhe se pritet një version final i ligjit pas konsultimeve të mëtejshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button