KE njofton paketën e 6-të, 8 investime të reja kryesore për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ka njoftuar të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë paketë pritet të grumbullohen 1.2 miliardë euro të cilat synojnë të mbështesin tetë investime të reja kryesore.

Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se këto paketa do të përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar bllokut.

“Kjo forcon lidhjet rajonale me infrastrukturë cilësore dhe na sjell më afër njëri-tjetrit, ky është synimi ynë. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po e ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, bashkë me reformat e nevojshme dhe me qasjen në Tregun tonë të Përbashkët, do t’i përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar bllokut”

Investimet e reja përfshijnë Rindërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujësjellësve dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, progres në infrastrukturën hekurudhore në Korridorin 10, dhe mbështetje për sektorin e biznesit në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button