Kazinot largohen përfundimisht 500 metra larg çdo Institucioni Arsimor

Kazinotë largohen përfundimisht 500 metra larg çdo Institucioni Arsimor. Qeveria në seancën e sotme miratoi edhe propozim ligjin për lojërat e fatit. Me këtë ligj ekskluzive është që përfundimisht lojërat e fatit do të largohen 500 metra nga Shkollat Fillore dhe të mesme, duke përfshirë kazino, klube aparati apo bastore të cilat kanë aparate për bixhoz.
Atë që BDI e kishte premtuar prej vitesh sa ishte në pushtet dhe nuk e bëri asnjëherë realitet. Ligji parasheh gjithashtu që përmes rritjes së taksave dhe futjes së rregullave të ashpra do të eliminohen një pjesë dërmuese e lojërave të fatit sepse do të rriten kostot për të operuar. Gjithashtu parashihet që të kufizohet dhe përgjysmohet numri i slot aparateve, nga 7 mijë që janë aktualisht, në maksimum 3 mijë.