Katër ushtarë izraelitë të vrarë dhe 5 të plagosur në jug të Gazës

Katër ushtarë izraelitë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur sot në mëngjes në një shpërthim në një ndërtesë në lagjen Bani Suheila të Khan Younis, në jug të Gazës, raportoi “Times of Israel”, duke cituar ushtrinë izraelite, transmeton Anadolu Agency.
“Ndërtesa ishte e mbushur me kurthe eksploduese dhe shpërthimi shkaktoi shembjen e strukturës mbi ushtarët”, u citua të ketë thënë ushtria.
Ushtria identifikoi dy nga ushtarët e vrarë si Rreshter Major (rezervist) Chen Gross, 33 vjeç, i njësisë komando “Maglan”, dhe Rreshter Yoav Raver, 19 vjeç, i njësisë së inxhinierisë luftarake “Yahalom”.
Emrat e dy ushtarëve të tjerë do të publikohen më vonë, shtoi ajo.
“Pesë ushtarë u plagosën rëndë dhe mesatarisht në një shpërthim që shkaktoi shembjen e një ndërtese në Khan Younis”, raportoi e përditshmja “Yedioth Ahronoth”, duke cituar ushtrinë.
Ajo shtoi se “midis të pesëve, një oficer i njësisë Maglan u plagos rëndë dhe katër ushtarë të tjerë u plagosën mesatarisht”.