Katër orë në sallën e operacionit, Neymar kryen një nga ndërhyrjet më të vështira

Neymar iu nënshtrua ditën e enjte ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më datë 17 tetor. Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë.

Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme. 31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button