Kasami: Rikonstruimi i Qeverisë, me marrëveshje të re
“Rikonstruimi do të jetë bazuar në një marrëveshje të re për atë se cila dikastere do të zëvendësohet dhe si do të vazhdojë më tutje rikonstruimi i qeverisë. Pra, deri sa ne kemi një marrëveshje politike mes tri subjekteve apo koalicioneve do të vazhdojë e njëjta që do të thotë se propozimet e ministrave se kush do të përfshihet do t’i bëjnë përsëri subjektet dhe koalicionet që fillimisht i kanë propozuar ata ministra. Në rikonstruim do të kërkojmë disa ndryshime”, deklaroi Kasami në intervistën e Alsat.mk.


