Kasami priti 3 kryetarët e federatave, së shpejti Stadiumi i Qytetit do të marrë pamje evropiane

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se së bashku me pronarin e grupacionit Ecolog, Lazim Destani, ka mirëpritur tre kryetarët e federatave, kryetarin e FFM-së Masar Omeragiq, kryetarin e FSHF-së dhe nënkryetar i UEFA-s, Armando Duka dhe kryetarin e FFK-së Agim Ademi.
“Së shpejti, Stadiumi i Qytetit në Tetovë do të marrë pamje evropiane, ndërsa në bashkëpunim me FFM-në sigurojmë 10.000 ulëse, si dhe mbulojën e tribunave për stadiumin e ri.
U dakorduam që ky bashkëpunim i ngushtë të vazhdojë edhe më tej, për të mirën e sportit në Tetovë dhe në rajon”, shkruajnë përfaqësuesit e kancelarisë së kreut të Tetovës Bilall Kasamit”, ka shkruar Kasami, përcjell Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button