Kasami premton më tepër investime për Zhelinën

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot ka vizituar Zhelinën, Leshnicën dhe Strimnicën. Kasami ka deklaruar se këto vende më 8 maj do të votojnë për ndryshimin që vjen.
“Zhelina, Leshnica dhe Strimnica e dhanë BESËN se më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN!
Nga biseda me qytetarët e këtyre vendbanimeve kuptuam se sa është i nevojshëm ndryshimi edhe në nivelin qendror. Ju premtova se pas 8 majit, të gjithë banorët do të trajtohen në mënyrë të barabartë nga pushteti Qendror dhe investimet do të jenë shumë më të mëdha në komunën e Zhelinës!”, ka shkruar Kasami.



