Kasami: Po ndërtojmë trotuarin përgjatë lumit Shkumbin për një Tetovë më të sigurt dhe më të bukur

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se kanë vashduar me punimet për ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.
“Pas vendosjes së rrethojave rreth lumit Shkumbin, po vazhdojmë me ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.
Ky projekt përfshin rregullimin e trotuarit në gjatësi rreth 300 metra, duke krijuar hapësirë më të sigurt dhe funksionale për këmbësorët.
Kjo rrugë, përveçse do të lehtësojë qarkullimin lirë të banorëve të lagjes, do të shfrytëzohet edhe nga qytetarët që frekuentojnë banjën e qytetit.
Me këto investime, po e bëjmë qytetin tonë më të rregullt, më të bukur dhe më të qasshëm për të gjithë”, ka shkruar Kasami

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button