Kasami për zgjedhjet lokale: Do të kemi bashkëpunim me partitë e koalicionit qeverisës

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka folur për zgjedhjet lokale. Ai tha se partitë e koalicionit qeveritar do të bashkëpunojnë, ndërsa theksoi se ende nuk kanë vendosur për emrat e kandidatëve për kryetar komunash.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Ndryshe, sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski tha se partitë që janë pjesë qeverisë do ta përkrahin njëra-tjetrën, ndërsa në disa raste që në raundin e parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button