Kasami: Për herë të parë TETOVA nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit në rërë!

Nga data 25-27 Qershor, në sheshin “ILIRIA” do të fillojë kampionati ballkanik i volejbollit në rërë. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 6 shtete, në kategori të djemve dhe vajzave!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se me datë 25 qershor, në ora 9:00 fillon ndeshja hapëse e kampionatit, ndërsa hapja zyrtare e kampionatit do të jetë të njëjtën ditën, në ora 20:00 në mbrëmje!

“Ejani së bashku të shijojmë kampionatin ballkanik në volejboll! Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Turqia, Moldavia dhe Romania do të zbarkojnë në sheshin “ILIRIA!”, njoftoi Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button