Kasami në përvjetorin e masakrës së Lubotenit: “Kjo masakër kurrë nuk do të harrohet e nuk do të përsëritet”

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me familjarët e viktimave dhe ish-ushtarë të UÇK-së, ka përkujtuar sot të vrarët në masakrën e Lubotenit.

“24 vite më parë, më 12 gusht 2001, në një aksion të paarsyeshëm të forcave të armatosura të atij pushteti, u vranë mizorisht 10 banorë të pafajshëm të Lubotenit të Shkupit, ndër ta edhe një fëmijë 6-vjeçar. Mbi 100 banorë mbetën të plagosur e lënduar, me akuza se kishin mbrojtur ushtarët e UÇK-së,” shkroi Kasami.

Ai theksoi se për 24 vite me radhë, Luboteni dhe familjet e viktimave janë mbajtur në harresë nga pushtetet e kaluara, ndërsa “dora e zezë” është shpërblyer.

“Por kjo masakër kurrë nuk do të harrohet e nuk do të përsëritet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të vrarët e pafajshëm,” përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button