Kasami: Ndryshimi në Tetovë ecën me hapa të sigurt

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me aktivistë dhe të rinj, zhvilloi sot një aktivitet përgjatë rrugës së Banjës, ku shpërndanë fletushka dhe biseduan me qytetarët për vizionin e tyre për qytetin.

“Puna jonë shihet në çdo hap – edhe kjo rrugë, dikur e lënë pas dore, sot është shndërruar në një shteg të rregullt e të bukur për tetovarët,” tha Kasami, duke theksuar se Tetova po ndryshon në mënyrë të dukshme.

Ai përshkroi atmosferën si pozitive dhe plot energji, me shumë mbështetje nga qytetarët, të cilët, sipas tij, janë dëshmia më e mirë se ndryshimi në Tetovë po ecën me hapa të sigurt.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button