Kasami merr pjesë në asamblenë e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se ka marrë pjesë në asamblenë e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë.
“Nder dhe kënaqësi të marr pjesë në asamblenë e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë. Në këtë asamble theksova angazhimin tonë të plotë se Komuna e Tetovës është këtu për të bashkëpunuar, për të mësuar, për të kontribuar dhe për të ndërtuar bashkë me ju, një horizont të ri për qytetarët tanë.
Bashkëpunimet janë të nevojshme për komunën tonë, pasi po marrim përvojat më të mira për t’i implementuar në qytetin tonë! Në këtë asamble, me prezencën e tij na nderoi edhe Kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş!”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button