Kasami: Ma gëzofsh çlirimin Kosovë!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka përkujtuar me tone të forta patriotike 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke theksuar se “Kosova e shqiptarisë u çlirua përfundimisht nga okupatori shekullor”, i cili përmes “agresionit dhe masakrave tentoi të zhduk çdo gjurmë shqiptare”.
Në një postim publik me rastin e përvjetorit, Kasami theksoi përparimin dhe sigurinë e Kosovës si shtet: “Këtë përvjetor, Kosova e shënon si shteti tërësisht i zhvilluar, por edhe më i sigurt në rajon”.
Megjithatë, ai paralajmëroi se kërcënimet ndaj Kosovës nuk kanë përfunduar:
“Agresori vazhdon të shoh ëndrra me sy çelë dhe vepron përmes dorës së zgjatur të individëve që pretendojnë se quhen shqiptarë”.
Kasami përfundoi mesazhin e tij me një deklaratë të qartë dhe sfiduese për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës: “Kosova për shqiptarët është realitet dhe çdo ditë po bëhet më e fuqishme, ndërsa për të tjerët do të mbes një ëndërr dhe gjembë në sy!”