Kasami-Limani/ Sali: Është problem i brendshëm partiak, nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve publike!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali në emisionin “Triling” në TV24 ka komentuar edhe raportet midis kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me ministrin Fatmir Limani.
“Në deklaratën e zotit Kasami, mendoj se ministri i punës dhe politikës sociale,ka qenë propozim i zotit Kasami. Dhe nëse vërejte në punën ose në funksionimin e brendshëm partiak vlerësoj se ajo duhet që të zgjidhet në nivel të tyre partiak. Pjesa tjetër në mandatimin, ose në shkarkimin ose kërkimin e dorëheqjes së ministrit ka tjera nivele. Nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve publike. Pasi që, dihet, në muajin maj përgatitet rikonstruim i qeverisë. Do të shikohen performansat e të gjitha ministrave”, deklaroi Sali.



