Kasami: Kryesia u shkarkua për t’i hapur rrugë bashkimit të VLEN-it në një subjekt të vetëm

Sipas Kasamit, Kuvendi ka vlerësuar se duhet t’i hapet rrugë ristrukturimit të VLEN-it, duke marrë në konsideratë moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që e përbëjnë këtë koalicion.
“Ky vendim është në funksion të konsolidimit dhe unifikimit të spektrit politik brenda VLEN-it, me qëllim krijimin e një subjekti të vetëm,” deklaroi Kasami.
Ai bëri të ditur se Kuvendi e ka autorizuar atë, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes BESA, që të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje të plotë procesit të bashkimit në një strukturë të vetme politike.



