Kasami: Kafe me shoqëri të mirë në qendër të qytetit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë një moment të ngrohtë me të rinjtë tetovarë gjatë mesditës së sotme në qendër të qytetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka shkruar se ka kaluar kohë me “shoqëri të mirë”, duke falënderuar rininë për angazhimin e tyre në përhapjen e vizionit të përbashkët për Tetovën dhe për përgatitjet drejt “Fitores së Madhe të 19 tetorit”.
“Mesditën e sotme e kalova me rininë. I falënderova për angazhimin e tyre që vizioni ynë të arrijë çdo tetovar, për Fitoren e Madhe të 19 tetorit dhe bashkëbiseduam për planet e ardhshme për Tetovën tonë,” ka theksuar ai.
Kasami shtoi se më 2 nëntor pret përkrahje edhe më të madhe nga qytetarët për vazhdimin e zhvillimit të Tetovës.