Kasami dhe Qamili vazhdojnë takimet me qytetarët: Më 2 nëntor do ta vulosim fitoren

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar nga bartësi i listës që mori numër rekord votash, Albi Qamili, ka vazhduar sot takimet me qytetarët në Çarshinë e Epërme dhe në Pazarin e Grave.

Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar se qytetarët “kanë zgjedhur rrugën e zhvillimit, transparencës dhe dinjitetit qytetar”.
“Sot vazhduam takimet me qytetarët në Çarshinë e Epërme dhe Pazarin e Grave. Dolëm t’i falënderojmë për mbështetjen që na e dhanë më 19 tetor. Ata folën qartë, ata zgjodhën rrugën e zhvillimit, transparencës dhe dinjitetit qytetar. Më 2 nëntor, të gjithë bashkë do ta vulosim fitoren përfundimisht dhe do të vazhdojmë ta çojmë Tetovën përpara, me punë, jo me fjalë,” ka shkruar Kasami.

Kasami dhe ekipi i tij po zhvillojnë takime të vazhdueshme me qytetarët, në kuadër të garës zgjedhore që pritet të përmbyllet me raundin e dytë më 2 nëntor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button