Kasami autorizohet të udhëheqë negociatat për shkrirjen e VLEN-it në një parti

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas përfundimit të Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se me shumicë votash është miratuar vendimi për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në kuadër të procesit për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.

“Kuvendi vlerësoi se duhet t’i hapet rrugë ristrukturimit të VLEN-it dhe e mori këtë vendim duke u bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që e përbëjnë VLEN-in. Me këtë rast, Kuvendi më autorizoi mua, si kryetar i Lëvizjes BESA, të vijoj bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm”, tha Kasami. 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button