Karposhin e fiton Sotir Lukroski nga VMRO-DPMNE

Kandidati për kryetar komune në komunën Karposh, Sotir Lukroski në profilin e tij në Fejsbuk shpalli fitore në rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.

“Të dashur qytetarë të Karposhit, sonte flas me zemër plot krenari dhe mirënjohje. Në këtë fushatë, nuk luftova për funksion, luftova për besim. Për çdo person që besoi se ndershmëria, puna e palodhur dhe e vërteta mund të fitojnë përsëri. Sot nuk po fitoj unë, po fiton Karposhi. Të gjithë ata që nuk hoqën dorë nga qyteti i tyre po fitojnë. Ata që më ndalonin në rrugë çdo ditë dhe më thoshin: ‘Sotir, është koha të ndryshosh diçka!’”, shkroi Lukrovski në Fejsbuk.

E pamë, shton ai, si Karposhi betonohet, si gjelbërimi zhduket, si rrugët bëhen deponi, ndërsa njerëzit dëshmitarë të padrejtësisë.

“Ky ishte realiteti. Por sonte, ky realitet mbaron. Sonte fillojmë një kapitull të ri. Një kohë rendi, vizioni dhe pune. Një kohë kur komuna do të jetë një shërbim për qytetarët, jo një mjet për interesa personale. Një kohë kur çdo zë do të dëgjohet dhe çdo vepër do të shihet. Programi ynë nuk është një listë premtimesh, por një marrëveshje me qytetarët. Do ta digjitalizojmë komunën. Do të rindërtojmë fasadat dhe ashensorët”, thotë Lukrovski.

Paralajmëroi vende të reja për parkim, më shumë zona të gjelbra, ndërsa Karposhi, siç thotë, do të bëhet shembull për jetë bashkëkohore, urbane dhe dinjitoze.

“Kjo nuk është fitore për një parti, kjo është fitore për të gjithë njerëzit që duan ndryshim. Për ekipin, për vullnetarët, për të rinjtë dhe të moshuarit që besuan. Faleminderit që ishit me mua në çdo hap të këtij udhëtimi. Do të jem me ju çdo ditë në rrugë, në lagje, me problemet, me zgjidhjet. Sonte nuk po festojmë fund, por një fillim të ri. Fillimin e Karposhit që merr frymë përsëri me njerëzit. Rroftë Karposhi. Rroftë Maqedonia”, shkroi Llukrovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button