Kapet “hajduti i rëndë”, në pranga për mbi 10 vjedhje

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka arrestuar një hajdut në Sveti Nikole, pasi dyshohet se ka kryer mbi 10 “vjedhje të rënda”, raporton Alfax.
“Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Sveti Nikoles në SPB – Shtip kanë zbardhur 10 vepra penale të “vjedhjes së rëndë” të kryera më 10.03.2024 nga objektet e shitjes në Tregun e Qytetit në Sveti Nikole, ku janë marrë sende të ndryshme me vlerë dhe para. Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i ka kryer krimet, V.B.(41) nga Sveti Nikole është privuar nga liria. Ai është ndaluar në Komisariat dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar krimet, ndërsa pjesa më e madhe e sendeve të konfiskuara iu gjetën dhe iu kthyen qytetarëve të dëmtuar”
Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës, njofton MPB.Alfax.



