Kapen në flagrancë duke djegur materiale në deponi, arrestohen dy persona në Strugë për shkaktim zjarri

Më 02.08.2025, në ora 20:30, në deponinë e qytetit në Strugë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Strugë kanë ndaluar personat F.N. (61) nga Struga dhe E.V. (38) nga Prilepi, të cilët më parë ishin kapur nga punonjës të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Strugë, teksa digjnin dyshekë dhe shkrinin tela bakri, duke shkaktuar zjarr.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.