Kapen gjashtë inspektorë të Tregut, kanë “shpëtuar” 3 këmbimore nga dënimet

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër gjashtë inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, raporton Alfax.

“Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër gjashtë zyrtarëve – inspektorë, punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, përkatësisht: S.B.(32), J.R.(54), V.M.(47), B.S.(46), S.S.( 61) dhe R.B.(37), të gjithë nga Shkupi, për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal të RMV-së. Gjatë muajit mars dhe prill të vitit 2023, kanë ndërmarrë veprime zyrtare dhe kanë kryer kontroll në tre këmbimore, në afërsi të Bit Pazarit në Shkup, për të cilat është konstatuar se nuk kanë qenë të regjistruara si persona juridikë dhe nuk posedojnë licenca të lëshuara nga Banka Popullore për kryerjen e veprimtarisë së këmbimit, ndërsa një kohë të gjatë kanë punuar si këmbimore. Inspektorët, në pajtim me Ligjin për ndalimin dhe pengimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar sipas të cilit edhe vetë kanë deklaruar se veprojnë, kanë qenë të obliguar që të shqiptojnë vendim me të cilin ndalohet kryerja e veprimtarisë, mbyllja e objekteve të tyre dhe vulosja, konfiskimi i sendeve, pajisjeve dhe mjeteve me të cilat është kryer kundërvajtja, si dhe shqiptimi i gjobës në shumë prej 1.000 deri në 20.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Megjithatë, inspektorët në tre kontrolle të jashtëzakonshme nuk kanë ndërmarrë asnjë prej këtyre detyrimeve ligjore, raporton Alfax.

Përkundrazi, në të tria kontrollet e jashtëzakonshme në të tria këmbimoret, secilit pronar i është shqiptuar një gjobë prej 80 euro në denarë ndërsa këmbimoret janë lejuar që të vazhdojnë me punë.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button