Kapen 5 shtetase të huaja në lokalin pranë autostradës Gostivar–Tetovë, arrestohet pronari nga Tetova

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas kontrolleve në një lokal pranë autostradës Gostivar–Tetovë, është arrestuar pronari. Sipas njoftimit, në lokal janë gjetur 11 femra, 5 prej të cilave ishin shtetase të huaja.
“Më 17.07.2025, në orën 03:50, në një lokal gastronomik në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.M. (44) nga Tetova. Gjatë një aksioni kontrolli në periudhën prej orës 01:00 deri në 04:00 në lokalin e tij në rrugën “Vëllezërit Miladinov”, pranë autostradës Gostivar–Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë hasur 11 femra të moshës nga 20 deri në 53 vjeç, prej të cilave gjashtë shtetase të Maqedonisë dhe pesë shtetase të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, që punonin në lokalin gastronomik. Shtetaset e huaja janë ndaluar dhe mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Në stacionin policor është ndaluar edhe Xh.M., dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.