Kandidati i LDK-së dhe ai i LVV-së në Vushtrri bëhen bashkë në prani të Kurtit, LDK: Nuk kemi autorizuar koalicion

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve në Vushtrri.

Marrëveshja është nënshkruar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kandidati i VV-së për Kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholli.

Në fotografitë që janë publikuar në media në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njëherë kryetar i Vetëvendosjes.

Nga rezultatet preliminare, Vetëvendosje në këtë komunë është në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës.
LDK ka dalë me komunikatë duke thënë se nuk ka autorizuar asnjë koalicion lokal.

Komunikata e plotë:
“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë. Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thonë mes tjerash nga LDK.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button