Kandidatët për president do të nënshkruajnë sot Kodin për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike

Kandidatët për president të shtetit sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve do ta nënshkruajnë Kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
Para nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike, fjalim hyrës do të mbajë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ku do të lexohet përmbajtja e Kodit.
Pasi kandidatët për president të vendit të kenë nënshkruar Kodin, është parashikuar të mbajnë fjalime përshëndetëse.
Ngjarja do të mbyllet me dy fotografi në grup, njëra e të gjithë kandidatëve dhe tjetra e të gjithë kandidatëve me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Më 4 prill fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtata presidenciale, në të cilat do të votohen shtatë kandidatë në raundin e parë të 24 prillit. Më 8 maj, kur edhe janë zgjedhjet parlamentare, do të votohet edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.



