Kandaja fton Zelenskyn të marrë pjesë në samitin e G7 në qershor

Këtë vit, Kanadaja, që mban presidencën e Grupit të Shtatë (G7), ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm që do të zhvillohet në qershor në Alberta, Kanada perëndimore.

“Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili mori detyrën të premten, foli me Zelensky dhe e ftoi atë në samitin e G7 në qershor në Alberta”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidenti ukrainas theksoi se ka patur “një bisedë të mirë me Carney”, duke thënë se “bëri pikat e duhura për nevojën për të rritur presionin ndaj Moskës”.
Po ashtu, ai nuk përmendi se kishte marrë ftesë për pjesëmarrje në samitin e këtij viti të G7.

G7 riafirmoi mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe kërcënoi Rusinë me sanksione të reja pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të G7.

Javën e kaluar, G7 përsëriti mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe kërcënoi Rusinë me sanksione të reja pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të G7.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button