Kancelari gjerman Scholz bisedë telefonike me Vuçiqin, temë edhe Kosova

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka biseduar sot në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për raportet bilaterale midis dy shteteve dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Zyra e kancelarit gjerman njofton se kancelari federal foli gjithashtu për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin.
“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Kurse Scholz i ofroi mbështetjen gjermane Vuçiqit edhe për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.