Kancelari gjerman Merz: Sulmet izraelite në Gaza nuk justifikohen më si luftë kundër terrorizmit

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të hënën se sulmet e fundit të Izraelit në Gaza po shkaktojnë pasoja humanitare tek civilët, të cilat nuk mund të justifikohen më si luftë kundër terrorizmit.

“Dëmtimi i popullsisë civile në një masë të tillë, siç ka ndodhur gjithnjë e më shumë ditët e fundit, nuk mund të justifikohet më si luftë kundër terrorizmit të Hamasit”, i tha ai transmetuesit WDR në një intervistë televizive.

Ai shtoi se planifikonte të zhvillonte një telefonatë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu këtë javë, për t’i thënë “të mos e tepronte”, megjithëse për “arsye historike”, Gjermania do të ishte gjithmonë më e kujdesshme në kritikat e saj sesa disa partnerë evropianë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button