Kancelari gjerman, i hapur për ndalimin e mediave sociale për të miturit

Kancelari Merz i hapur për ndalimin e mediave sociale për të miturit. Merz tha në Podcastin “Machtwechsel”, se në përgjithësi ishte mjaft ngurrues në lidhje me ndalimet. Por, “prioritet duhet të jetë si t’i mbrojmë fëmijët në një moshë kur edhe ata kanë nevojë për kohë për të luajtur, për të mësuar dhe për t’u përqendruar në shkollë”, theksoi kancelari gjerman nga CDU. Në konferencën e partisë CDU të premten do të diskutojë një moshë minimale prej 16 vjeç për përdorimin e Instagram, TikTok dhe platformave të ngjashme.

“Nëse fëmijët sot, në moshën 14 vjeç, kalojnë deri në pesë orë…para ekranit në ditë, nëse i gjithë socializimi zhvillohet vetëm nëpërmjet këtij mediumi, atëherë nuk duhet të habitemi për deficitet e personalitetit dhe problemet në sjelljen sociale të të rinjve.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button