Kanadaja dënon vrasjen e gazetarëve të Al Jazeera-s në Gaza, por nuk e akuzon Izraelin

Kanadaja dënoi vrasjen e gazetarëve palestinezë në Gaza, përfshirë dy gazetarë të Al Jazeera-s, por nuk e mbajti Izraelin përgjegjës për sulmin, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kanadasë bëri një deklaratë në platformën sociale X lidhur me gazetarët e vrarë në Gaza.

“Kanadaja dënon vrasjen e gazetarëve të Al Jazeera-s në Gaza. Gazetarët janë civilë dhe shënjestrimi i tyre është i papranueshëm. Ne bëjmë thirrje për përgjegjësi të plotë dhe mbrojtje të mediave në të gjithë botën”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në deklaratën e saj, Kanadaja nuk e përmendi Izraelin si autorin e sulmit ndaj gazetarëve, as nuk e mbajti atë përgjegjës për sulmet.

Në sulmin që ushtria izraelite kreu më 10 gusht ndaj tendës ku qëndronin gazetarët pranë spitalit “Al-Shifa” në qytetin e Gazës u vranë 6 gazetarë, përfshirë gazetarët e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif dhe Mohamed Quraika.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button