Kampi veror në Teksas konfirmon 27 të vdekur gjatë përmbytjeve, derisa kërkimet vazhdojnë

Përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë për të katërtën ditë për dhjetëra njerëz që ende mungojnë pas përmbytjeve në Teksasin qendror.
Më shumë se 80 persona janë konfirmuar të vdekur. Kampi Mystic – një kamp veror për vajza në Qarkun Kerr – ka konfirmuar se të paktën 27 vajza dhe stafi janë në mesin e të vdekurve, raporton BBC.
Priten më shumë stuhi në rajon gjatë 24-48 orëve të ardhshme me alarme përmbytjesh në fuqi deri të paktën të hënën në mbrëmje.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një deklaratë për fatkeqësi të mëdha natyrore, të dielën për Qarkun Kerr, pasi janë ngritur pyetje nëse janë dhënë paralajmërime të mjaftueshme përmbytjesh.
Katastrofa ndodhi në orët e para të së premtes, ndërsa lumi Guadalupe u rrit më shumë se 8 metra në më pak se një orë, duke shkaktuar dëme të gjera.