Kaltrina Zekolli Shaqiri me njoftim të ri: Hapet rruga për nisjen e punimeve në terren për rrugën Tetovë – Prizren

Është themeluar grupi i përbashkët punues ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren, njoftojnë nga kabineti i zëvendësministres së Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
“Ky projekt, i cili prej vitesh ka qenë dëshirë dhe kërkesë e qytetarëve të dy vendeve, tashmë po merr formë konkrete. Me krijimin e këtij grupi punues, fillon një fazë e re e bashkëpunimit institucional, e cila synon të çojë përpara me ritëm të lartë të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në terren”, thuhet në njoftim.
Zëvendësministrja Zekolli Shaqiri, është emëruar anëtare e këtij grupi punues dhe do të ketë rol të drejtpërdrejtë në mbikëqyrjen dhe avancimin e këtij projekti strategjik.

“Ne jemi në veprim për ndryshim. Jo për premtime, por për rezultate konkrete që ndikojnë në jetën e qytetarëve. Kjo rrugë është më shumë se një lidhje infrastrukturore – është një simbol i bashkëpunimit rajonal dhe një investim në të ardhmen tonë të përbashkët,” theksoi Zekolli Shaqiri.
Nga kabineti i zëvendësministres kujtojnë gjithashtu se buxheti për fazën e projektimit të tunelit – pjesë kyçe e kësaj rruge – tashmë është i ndarë në buxhetin vjetor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button