Kallëzim penal për ish-drejtoreshën e një shkolle në Kumanovë: vodhi 130.000 denarë

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përvetësim në detyrë”.

E denoncuara, gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtoreshës së një gjimnazi në Kumanovë, ka përvetësuar dy telefona celularë që ishin pronë e shkollës dhe që i ishin besuar për përdorim. Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk i ka kthyer, duke përfituar kështu pasuri në mënyrë të kundërligjshme në vlerë rreth 130.000 denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button