Kallëzim penal për drejtoreshën e kopshtit, ka keqpërdorur pozitën zyrtare

SPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër J. E. (51) nga Koçani, drejtoreshë e kopshtit publik për fëmijë “Pavlina Veljanova”, nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Ajo, përmes një agjencie private, ka angazhuar një person në vend pune si kujdestare nga 1 dhjetori 2024 deri më 15 maj 2025, edhe pse personi nuk kishte licencë të vlefshme. Me këtë, e raportuara ka mundësuar përfitim pasuror prej 164.824 denarëve.
Rasti është para MPB-së dhe prokurorisë për procedurë të mëtejshme.



