Kallëzim penal ndaj një personi, MPB: Si i punësuar në DAP, njoftoi paraprakisht menaxherin e një kazinoje për kontrollet

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është parashtruar kallëzim penal ndaj një 50-vjeçari nga Tetova, i punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, përcjell TV21. Sipas MPB-së, ai e ka njoftuar menaxherin e një kazinoje se kur do të realizojë DAP kontrolle në kazino.

“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër G.O. (50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Me datën 21.01.2025, i dyshuari – punëtor në Drejtorinë Rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike – Tetovë, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij, ka njoftuar menaxherin e një kazinoje në Tetovë dhe ka dhënë informata zyrtare për kontrollet e planifikuara në kazino”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button