Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Qendrës së Kulturës në Ohër

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-drejtorit të Qendrës së Kulturës “Grigor Prliçev” në Ohër, G.S. (48), për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”.
Siç bëri të ditur sot MPB-ja, gjatë vitit 2023, në cilësinë e drejtorit të institucionit kombëtar – Qendra e Kulturës “Grigor Prliçev” në Ohër, gjatë mbajtjes së festivalit të këngëve dhe valleve popullore, për akomodimin e 72 personave, një agjencie turistike iu lëshua një faturë në shumën prej 387.450 denarësh.
Pas kontrolleve të kryera, u konstatua se në librin e evidencës ishin regjistruar vetëm 48 persona, me ç’rast është konstatuar se institucioni kombëtar, i përfaqësuar nga i kallëzuari, është dëmtuar në shumën prej 151.290 denarësh.



