Kallëzim penal ndaj dy policëve, rrahën një person që kishte lëshuar muzikë me zë të lartë

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i specializuar për ndjekjen penale të veprave të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, dorëzoi kallëzim penal kundër Z.T. dhe K.D., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepër penale “ngacmim gjatë kryerjes së detyrës”.

Siç thonë nga MPB, dy të pandehurit, oficerë policie në Stacionin Policor të Koçanit në SPB Shtip, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare më 07.09.2025 në lidhje me një denoncim për muzikë me zë të lartë, hynë në oborrin e personit të raportuar për muzikë me zë të lartë dhe, pa i përmbushur kushtet për përdorimin e mjeteve të shtrëngimit, në mënyrë të paautorizuar përdorën forcë fizike ndaj tij dhe i shkaktuan lëndime trupore.

“Departamenti i Kontrollit të Brendshëm do të paraqesë propozim për të filluar procedurë kundër të dyve për të përcaktuar përgjegjësinë për shkeljen e rregullave të punës dhe disiplinës dhe do të vendosë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button