Kallëzim kundër dy policëve nga kufiri në Bllacë, kanë falsifikuar qëndrimin e shtetasve të huaj

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, ka ngritur kallëzim penal kundër M.I. dhe K.S, zyrtarë policorë në pikën kufitare “Bllacë”për shkak të dyshimit për veprën penale “pakujdesi në shërbim” . Dyshohen se kanë lejuar dy shtetas të huaj me origjinë nga Turqia, të thyejnë ligin për qëndrim me afat të caktuar në RMV duke i evidentuar në mënyrë fiktive, edhe pse ata as që kishin qenë të pranishëm në pikën kufitare të Bllacës për të respektuar afatet ligjore për qëndrim në RMV, raporton Alfax.

“Më datë 31.01.2024 dhe 05.02.2024, i denoncuari i parë M.I, ka evidentuar shtetasit e Turqisë edhe pse ata nuk kanë hyrë në pikën kufitare dhe nuk janë regjistruar fare ato ditë në atë pikë. I pandehuri i dytë, K.S., shef turni, nuk ka mbikëqyrur punën e të pandehurit të parë dhe në këtë mënyrë ka lejuar që personat e huaj të rregullojnë qëndrimin e tyre në vend, pavarësisht se si të huaj kanë tejkaluar afatin e lejuar për qëndrim”., thuhet në njoftimin e policisë.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të vendosë masa të detyrueshme për largimin e personave të emëruar nga vendi i punës dhe nga ministria deri në përfundimin e procedurës disiplinore, thonë nga MPB, përcjellë Alfax.

Video: https://www.facebook.com/watch/?v=342111398335597&t=2

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button